Zëvendëspresidentja e ShBA-së Kamala Harris, duket se do t’i hyjë garës për të paren e Shtëpisë së Bardhë, nga radhët e demokratëve.
Kjo pasi që shefi i saj aktual, Joe Biden, u tërhoq nga gara njoftimin e të cilit e bëri sot.
E për Harrisin, ka ardhur një mbështetje nga një familje goxha me ndikim.
Është ajo familja Clinton, që në kupollën e lartë të shtetit amerikan e pati Billin si president për dy mandate, dhe Hillaryn si sekretare të shtetit, e që të dy vijnë nga Partia Demokratike, sikurse edhe Kamala Harris.
Bile kjo e fundit, ishte kundërkandidate e Donald Trump, në vitin 2016-të, por nuk arriti ta mposht ‘miliarderin’.
Clintonët përmes një komunikate bënë të ditur se do të bëjnë çmos që ta mbështesin Harrisin.
“Tani është koha për të mbështetur Kamala Harris dhe për të luftuar me gjithçka që kemi për ta zgjedhur atë”.