Rënia e furnizimeve ruse me gaz ka ndikuar në rritjen e çmimeve
Çmimet e gazit natyror kanë prekur nivele rekord në Europë, çka ka ngjallur shqetësime tek konsumatorët.
Në një qendër holandeze në Europë çmimi i gazit ka arritur maksimumin e të gjitha kohërave prej 97.73 euro megavat për orë. Kjo shifër përbën një rritje prej 400% këtë vit.
Analistët tregojnë për një kombinim të faktorëve për çmimet jashtëzakonisht të larta, duke përfshirë disa dërgesa të gazit që devijojnë në tregjet aziatike, riparimet teknike që kanë dëmtuar dërgesat nga Norvegjia dhe temperaturat më të ftohta se normale në fund të dimrit të kaluar që zbrasën rezervat.
Mirëpo disa ekspertë drejtojnë gishtin edhe te gjiganti shtetëror i gazit në Rusi, “Gazprom”, i cili është furnizues kryesor i gazit në Evropë.
Tubacioni i ri anashkalon rrugën tradicionale të dërgesave të Rusisë, përmes Ukrainës.
Kyiv është ankuar për këtë, ndërsa paralajmëroi gjithashtu se Rusia mund të përdorë përdorimin e furnizimeve të saj me gaz si një mjet politik, diçka e cila nuk përjashtohet të ndodhë.
Një rritje çmimesh është vënë re edhe në SHBA e Azi ndërsa ekonomia globale po përpiqet të rimëkëmbet nga pandemia.
Europa po përpiqet të sigurojë gaz dhe qymyr të mjaftueshëm para sezonit të dimrit ndërsa kjo rritje çmimesh do reflektohet në faturat e shtrenjta të konsumatorëve.