Karabinierët e Veronës kanë vënë në pranga 13 persona, me kombësi italiane dhe shqiptare, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi trafikantësh lëndësh narkotike.
Sipas mediave italiane, është vënë nën sekuestro edhe një lokal, i cili i përket një prej të arrestuarve, dhe ku besohet se në ambientet e tij bëheshin ‘mbledhjet’ e grupit.
Aktiviteti kriminal dyshohet se është zhvilluar që nga viti 2022. Sakaq, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka ende anëtarë që i përkasin këtij grupi trafikantësh.