Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, nuk pranon që t’i nënshtrohet masave shtrënguese ndaj Covid-19.
Madje, siç shkruan gazeta italiane “ilgazzettinovesuviano.com”, që i referohet medias së njohur ruse fishki.net, Lukashenko ka deklaruar se i janë ofruar 940 milionë dollarë për t’iu nënshtruar masave izoluese, por nuk i ka pranuar.
“Një shumë prej 940 milionë dollarësh, i është ofruar Bjellorusisë si financim i shpejtë. Dua t’ju them se ne nuk do të vallëzojmë me asnjë. Nuk dua që situata që u krijua në Itali të ripërsëritet edhe në Bjellorusi. Tashmë, Banka Botërore është e gatshme të na financojë 10 herë më shumë sesa ofroi, për ta bërë fakt se ne po luftojmë këtë sëmundje”, tha Lukashenko në një takim të fundit me Kabinetin e Ministrave.
“FMN vazhdon të kërkojë nga ne: na jepni karantinën, izoloni veten, bëni shtetrrethim. Është e pakuptimtë,”- tha më tej Lukashenko.
Kreu i Bjellorusisë Lukashenko edhe midis Marsit dhe Prillit, refuzoi të merrte masa kundër koronavirusit, duke e quajtur pandeminë një “psikozë masive”.
Gjatë asaj periudhe, Lukashenko ftoi më shumë se 9 milion bashkëqytetarë të tij që të vazhdojnë punën, të shkojnë në fusha dhe të drejtojnë traktorët, gjithashtu sepse “traktori shëron të gjithë” (Bjellorusia është një vend prodhues i traktorëve).
Më poshtë deklarata e dhënë më 19 qeshor, 2020