Autoriteti Palestinez ka kërkuar nga Kryqi i Kuq të ndërhyjë për mbrojtjen e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).
Kërkesa është bërë nga ana e ministrit të Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, i cili i ka dërguar një mesazh kreut të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Peter Maurer.
Maliki ka kërkuar nga Maurer të ushtrojë presion ndaj “qeverisë okupatore” për mbrojtjen e të burgosurve palestinezë nga COVID-19./asKryediplomati palestinez ka theksuar se krahas të burgosurve nën masën e “burgimit administrativ”, në burgje ka edhe të sëmurë kronikë, duke i bërë thirrje shefit të Kryqit të Kuq të bëjnë përpjekje për lirimin e të burgosurve.
Sipas të dhënave zyrtare, në burgjet izraelite gjenden 5.000 palestinezë, përfshirë 48 gra, 180 fëmijë dhe 700 të sëmurë kronikë./AA