Rekord vdekjesh në Greqi. Dita e parë e mbylljes së përgjithshme të Greqisë, e dyta prej fillimit të pandemisë, ka qenë edhe dita me më shumë viktima nga koronavirusi.
Sipas organeve greke të Shëndetësisë 34 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 749.
Mosha mesatare e tyre është 79 vjeç dhe mbi 96.3% kanë pasur historik të rënduar shëndetësor. Me 2556 rastet e ditës së shtunë prej të cilave 637 në Athinë dhe 560 në Athinë numri i tyre në total ka shkuar në 54809.
Rritje përsëri ka pësuar numri i të intubuarve që ka shkuar në 207. Veçohen përsëri për numër të madh rastesh, Drama me 151 dhe Larisa me 137. Prej 1 janarit të këtij viti në gjithë vendin janë kryer 1926544 teste klinike si dhe rreth 91000 rapid test.