Katica Janeva mori ryshfet për lirimin e një biznesmeni
Gazeta italiane “La Verita” në kanalin e saj në YouTube ka publikuar një video-incizim të ri dhe një version më të zgjeruar të regjistrimit për rastin “Zhvatja”. Kësaj radhe në këtë video dëgjohet edhe zëri i Prokurores Speciale Katica Janeva: “Mos u mërzit për asgjë, gjithçka do të jetë në rregull” – i thotë një zë femre biznesmenit Orce Kamçev, për të cilën gazetari Italian Laris Gajser thotë se i takon Prokurores Janeva.
Prokurorja Speciale në dorëheqje Katica Janeva përmes një komunikate de facto ka konfirmuar se zëri i saj i publikuar në xhirimet e “La Veritas” italiane është autentik, por thotë se kjo nuk dëshmon asnjë keqpërdorim.
Megjithatë, gjasat janë shumë të mëdha se këto publikime në median italiane nuk janë të gjithat sa u përket materialeve të biznesmenit. Mediat në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se biznesmeni Orce Kamçev disponon me dëshmi disa orëshe të materialeve të xhiruara.
E përditshmja La Verita publikoi të enjten video-skandalin e parë, ku dukeshin dy ndërmjetës të kryeprokurores speciale Janeva, që merrnin dy çanta me 1 milion Euro, kundrejt lirimit të biznesmenit Kamçev.
Katica Janeva është vendosur në krye të Prokurorisë Speciale, me sponsorizimin e BE, për të hetuar përgjimet që rrëzuan nga pushteti Gruevskin./TvKlan/