Rama ndryshon komplet Sekretariatin e partisë
Edi Rama ka propozuar të ndryshojë këtë të enjte komplet Sekretariatin e Partisë Socialiste.
Kryeministri Rama njoftoi gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së se Sekretari i ri i Përgjithshëm do të propozohet Damian Gjiknuri, i cili do të zëvendësojë Taulant Ballën.
“Detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të PS do ta mbulojë Damian Gjiknuri. Kam vlerësimin më të madh që Taulant Balla ka ushtruar në këtë detyrë”, tha Rama.
Po ashtu kreu i qeverisë ka propozuar sekretar organizativ Blendi Klosin.
“Në krahun e djathtë sekretar organizativ do të jetë Blendi Klosi”, tha kryeministri Rama.
Anila Denaj do të vendoset në krye të Burimeve Njerëzore në Partinë Socialiste. Etilda Gjonaj do të jetë në rolin e Sekretares për Rolin e Gruas.
Rama propozoi si Sekretare të Marrëdhënieve me jashtë, Romina Kuko dhe Sekretare të Rinisë, Bojkena Basha.
Kryeministri Edi Rama i dha 100 ditë kohë Sekretarit të Përgjithshëm për të organizuar punën dhe platformën.
Emrat e sekretarëve
Sekretar i Përgjithshëm-Damian Gjiknuri
Sekretar Organizativ-Blendi Klosi
Sekretar Dixhital-Etjen Xhafaj
Burimet Njerëzore-Anila Denaj
Sekretare e Gruas-Etilda Gjonaj
Sekretarja e Marrëdhënieve me jashtë-Romina Kuko
Sekretarja e Rinisë-Bojkena Basha
Po ashtu kreu i qeverisë ndryshoi Drejtuesit Politikë të qarqeve
Fier-Taulant Balla
Elbasan-Damian Gjiknuri
Vlorë-Arben Ahmetaj
Kukës-Elisa Spiropali
Durrës-Ardian Çela
Lezhë –Blendi Klosi
Tiranë-Erion Veliaj
Dibër – Ulsi Manja
Berat- Bledi Çuçi
Shkodër-Edona Bilal
Gjirokastër-Mirela Kumbaro
/tvklan.al