Krijimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës e ka përshëndetur edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus, ka thënë se mezi po presin të punojnë në forcimin e partneritetit dhe për të punuar së bashku me qëllim të rritjes ekonomike dhe forcimit të sundimit të ligjit.
“Përgëzime për popullin e Kosovës pas krijimit të qeverisë së re. Ne mezi po presim të ndërtojmë partneritet të fortë dhe të punojmë së bashku për të nxitur rritje ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit dhe për të mbështetur prosperitetin për njerëzit dhe për rajonin”, ka shkruar Ortagus në Twitter.
Një porosi për Qeverinë e re është dhënë dje edhe nga Përfaqësuesi Special Presidencial, Richard Grenell, i cili ka kërkuar heqjen e menjëhershme të taksës me qëllim të rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi.
Kosova, më 3 shkurt, ka themeluar institucionet e reja të cilat kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Pas disa muajsh ngecje, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kishin arritur të nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re që do t’i prijë Albin Kurti.