Është mbyllur mbledhja e grupit parlamentar të PD, ku në fokus të diskutimit kanë qenë negociatat me PS për rikthimin e normalitetit në Parlament.
Në fillim Gazment Bardhi ka sqaruar deputetët për bisedimet dhe pikat e dakordësuara.
Por në mbledhje ka pasur edhe debate.
Mësohet se Tritan Shehu ka thënë se pavarësisht plotësimit të kërkesave për reformën elektorale dhe komisionet hetimore, opozita ka një kauzë më të rëndësishme që lidhet me kauzën e liderit të saj Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie.
Ky qëndrim ka sjellë reagimin e Bledion Nallbatit dhe për të qetësuar debatet, Nallbati ka dalë jashtë sallës së grupit dhe ka biseduar me Flamur Nokën.