Alpinistët kanë ngritur kampe në vendpushimet e skive
Dëbora e ka kthyer Algjerinë në një vend përrallash, ndërsa reshjet e dendura të borës kanë mbuluar gjithë vendin, kryesisht në malin Chrea, në perëndim të kryeqytetit.
E vendosur në provincën veriore të Blidës, mali Chrea është i njohur për peizazhet e mrekullueshme dhe vendpushimet e skive.
“Vendi ynë është jashtëzakonisht i bukur, ne duhet ta zbulojmë atë.”
Ai bëhet një vend i preferuar për shumë alpinistë të cilët ngrenë edhe kampe gjatë sezonit të borës. Këta dy alpinistë nisën udhëtimin e tyre për t’u ngjitur në këtë mal për të eksploruar peizazhet befasuese të Algjerisë.
“Ne jemi mësuar të ecim. Jemi këtu në malin Chrea në provincën Blida. Jemi në këtë kamp që nga e enjtja.”
Grupe turistësh u panë duke shijuar këto pamje magjepsëse ndërsa shpatet e malit u mbushën nga njerëz që shijuan reshjet e dëborës duke bërë ski.