Një grup delfinësh kanë dalë në bregun e Karaburunit ditën e djeshme.
Ata kanë dhuruar një shfaqje spektakolare për pushuesit që kishin zgjedhur të kalonin pushimet në këtë vend.
Është kryeministri Edi Rama, ai i cili ka publikuar videon e shfaqjes së delfinëve, teksa i uron një javë të mbarë shqiptarëve.
“MIRËMËNGJES
dhe me spektaklin e pazakontë që këta delfinë kanë dhuruar dje në brigjet e Karaburunit, ju uroj një muaj sa më të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.