Demontimi i një personaliteti fals

Kohë më parë, Kompania shqiptare për produksion, informim dhe botim “1kliklarg” me seli në Tiranë, ka nxjerrë nga botimi kompletin pesëvëllimëshe me këta tituj:

  1. “Kujt i duhet një prijës si Sulejman Rexhepi”, vëllimi i parë, i cili i përfshinë 61 njësi të publikuar gjatë vitit 2015.
  2. “Mulla Sula i BFI-së dhe BFI-ja e Mulla Sulës”, vëllimi i dytë me 60 njësi të publikuara gjatë vitit 2016.
  3. “Uzurpatori në rolin e viktimës”, vëllimi i tretë, me 83 njësi të publikuara gjatë vitit 2017.
  4. “Sulejman Rexhepi “reis” politik i shërbimeve sekrete”, vëllimi i katërt, me 148 njësi të publikuara kryesisht gjatë vitit 2018, dhe
  5. “Sulejman Rexhepi ky shkelës i normave islame, vëllimi i pestë, me 149 njësi të pulikuar gjatë vitit 2019.

Shkrimet janë të botuar nëpër gazeta, revista e portale të ndryshme shqiptare e të huaj. Që të gjitha shkrimet në target kanë figurën e Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të BFI-së, i cili, ashtu siç është ngritur në mënyrë false, ashtu siç e kanë imponuar në shoqërinë myslimane shërbime të huaja policore ashtu edhe demontohet me qëllim që gjeneratat e ardhshme ta kuptojnë tërë lojën dhe të dinë se si sitet historia, duke larguar nga shqiptaria të gjithë ata elementë të huaj, sado që strukturat e stërshituara e të korruptuara kombëtare mundohen që t’i sigurojnë një vend, diku nga fundi, në piedestalin e figurave kombëtare. E njëjta lojë është luajtur edhe në kohën e Haxhi Qamilit, por, falë angazhimit të publicistikës shqiptare të kohës, kjo lojë përjetë u suspendua nga “fusha kombëtare”!

Ky koleksion kombëtar në fakt është i vetmi zë i fuqishëm i cili ka kujdestaruar dhe po kujdestaron në portën aktuale të historisë sonë bashkëkohore, me qëllim ta stopojë tërë atë fuqi të huaj, e cila, përmes forcës së bishtit të këputur të zhapikut dhe metodave të ndryshme antishqiptare, po përpiqen që, nesër historia jonë kombëtare të dalë e njollosur dhe e dyshimtë.
Përmes këtij koleksioni zhvishet dhe lakuriqësohet tërë personaliteti falso i Sulejman Rexhepit, argumentohen dhe dokumentohen të gjitha përpjekjet kriminale të Sulejman Rexhepit për ta kriminalizuar Institucionin e vetëm të myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, BFI-në, me qëllim që të devalvohet dhe të minimizohet tërë ajo peshë dhe ai rol kombëtar e fetar i këtij Institucioni që e ka luajtur ndër shekuj. Imponimi i Sulejman Rexhepit si “figurë historike” e këtj Institucioni në fakt është përpjekje për ta zvetënuar Institucionin, për të hedhur dyshime në historinë tonë kombëtare dhe për të ngjallur urrejtje e mostolerancë ndaj bashkësive fetare islame të shqiptarëve kudo që jetojnë.
Kjo kolonë pesëtitujshe do të jetë digë përpara të gjitha përpjekjeve antiislame e antishqiptare që të huaj i luajnë në terrenin e shqiptarëve myslimanë përmes figurave të diskutueshme siç është Sulejman Rexhepi. Janë të shumta përpjekjet e Sulejman Rexhepit dhe shtytësve të tij që të imponohet si “shpëtimtar” por, ky Koleksion, i cili gjithësesi që do të shtohet në të ardhmen, do të jetë një “stacion” i patejkalueshëm i cili do të shërbejë si ndalesë shkencore për të gjithë ata studiues që do të shprehin interesim për ta studiuar periudhën më të rëndë për shqiptarët e cila shënon “portën e plasaritur” të historisë nëpër të cilat po mundohen të depërtojë lloj-lloj spiuni, demagogu, pseudopersonaliteti e figura jashtëzakonisht të dyshimta.
Këto shkrime të përfshira në këtë Koleksion në fakt përbëjnë sitën perfekt të thurrur e cila do të jetë model që do të përdoret për të gjithë figurat e diskutueshme që luajnë me fatet e kombit dhe të fesë.

Leave a Reply