Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias si pjesë e raundit të katërt të dialogut strategjik Greqi-SHBA.
Blinken dhe Dendias diskutuan çështjet rajonale të mbrojtjes, sigurisë dhe energjisë në vazhdën e luftës në Ukrainë dhe përpjekjet e Greqisë për t’u bërë një furnizues energjie për rajonin.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Greqisë në Ukrainë, që nga pushtimi, duke përfshirë hapjen e dyerve të saj për 20,000 ukrainas të zhvendosur”.
Marrëdhëniet greko-turke ishin gjithashtu pjesë e axhendës. Greqia dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh për vite me radhë.
“Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre zotohen të bëjnë gjithçka që munden për të shfrytëzuar këtë mundësi historike për të forcuar marrëdhëniet midis dy aleatëve në një rajon kyç në një moment mjaft të rëndësishëm për NATO-n dhe botën”.
Megjithatë, marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës janë përmirësuar kohët e fundit pasi Greqia dërgoi ndihma dhe punonjës të ekipeve të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit shkatërrues.