Një gazetare në Kinë është dënuar me 4 vite burgim sepse ka raportuar për shpërthimin e COVID-19 në Wuhan rreth një vit më parë. Avokati i tij në një deklaratë pas vendimit të gjykatës njoftoi se gazetari u dënua me akuzën e “shkaktimit të trazirave”.
Zhang Zhan, 37 vjeçe, është personi i parë që gjykohet për raportimin e situatës në kulmin e krizës shëndetësore në fillim të këtij viti.
Zhan një vit më parë raportoi me telefonin e tij nga rrugët e boshatisura në Wuhan dhe tregoi se spitalet ishin të mbipopulluara. Gjatë raportimeve 37-vjeçari kishte deklaruar se situata ishte shumë e rëndë dhe kërkoi që autoritetet të merrnin masa.
Avokati i gazetares ka treguar se vendimi do të apelohet dhe shtoi se klientja e tij po dënohet për lirinë e shprehjes dhe jo për shkaktim të trazirave.
Gazetarja është arrestuar në Maj dhe në mes të Qershorit u fut në greve urie por sipas avokatit është ushqyer me forcë. Tashmë ajo do të vuajë dënimin me 4 vite burgim.