Ish-ministri austriak i Financave, Karl-Heinz Grasser është dënuar me tetë vjet burg pasi ishte akuzuar se kishte lidhje me një skandal korrupsioni gjatë kohës që ishte në detyrë.
Karl-Heinz Grasser u shpall fajtor për përvetësim, marrje ryshfeti dhe falsifikim të provave për një marrëveshje për të shitur mijëra apartamente që ishin në pronësi publike.
Gjykata në Vjenë deklaroi se Grasser ishte i përfshirë në skandalin e përvetësimit të më shumë se 9 milion €. Por ish-ministri tha se ishte i pafajshëm dhe do e apelonte vendimin.
Çështja përfshinte 14 të pandehur që po përballen me një sërë akuzash, që nisin nga pastrimi i parave, tek mashtrimi dhe falsifikimi i provave.
Sipas gjykatës, ofertuesit fitues paguanin 1% ë çmimit të blerjes, 9.6 milion €, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë së Austrisë Ëalter Meischberger dhe lobistit Peter Hochegger, të dy u dënuar me burg gjithashtu.