“Vuajtja e dënimit me burgim për zotin Saimir Tahiri fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe ky dënim do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme” kështu tha gjyqtari Engert Pëllumbi teksa komunikonte vendimin për ish-ministrin e Brendshëm.
Gjykata e Apelit të Posaçëm urdhëroi dërgimin në burg të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili duhet të vuajë 3 vite e 4 muaj heqje lirie.
“Lidhja e qëndrueshme në kohë dhe e dokumentuar me prova me të pandehurin në proces Moisi Habilaj dhe me shtetasin zotin Artan Habilaj “, tha gjyqtari Engert Pëllumbi.
Tahiri u dënua po aq sa drejtori i Vlorës Jaeld Çela. Ai qëndroi i qetë dhe shfrytëzoi kohën teksa po priste policinë ta arrestonte për të dhënë mesazhin e tij në facebook.
Anila Hoxha: Pati një bisedë tani më të?
Maks Haxhia: Po e vetmja porosi ishte që ai më qetësonte mua, sepse më pa që isha tepër i tronditur.
Pas këtij vendimi mbrojtja parashikoi ditë dimri për politikën.
Maks Haxhia: Nëqoftëse kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Saimir Tahirin, atëherë unë mund të them edhe me sarkazëm si të doni merreni, që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohë dimri.
Anila Hoxha: Në cilin burg do të qëndrojë sonte Saimir Tahiri, jeni në dijeni?
Maks Haxhia: Sot Saimir Tahiri siç e patë, i kishte të gjitha mundësitë që edhe të mos vinte, përkundrazi, pati dhe njerëz që i thoshin ik, mos u paraqit. Por ai insistoi që unë do jem në dispozicion të drejtësisë dhe e tregoi këto 5 vite që ka qenë në dispozicion të drejtësisë. Në lidhje me pyetjen tuaj ai sot do të shkojë në Drejtorinë e Policisë .
Për shkak se është e ndaluar që një i dënuar të transportohet natën në burgje, ish-zyrtari u dërgua në policinë e kryeqytetit.
Maks Haxhia: “Çoni dy paketa aty, tani direkt”.
Anila Hoxha: Për kë i kërkuat këto paketa, për ish-ministrin?
Maks Haxhia: Unë nuk e pi cigaren , për Saimirin.
Në këtë mënyrë, sot në gjykatën e Apelit të Posaçëm merr fund historia gjyqësore gati 5-vjeçare ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri që mbajti këtë detyrë nga 2013-a deri në mars 2017, që tani më shpallet faktor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. E njëjta akuzë që rëndon dhe shpall fajtor edhe ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela. Për avokatët tanimë loja shkon në Gjykatën e Lartë, por për SPAK historia mbyllet këtu.
-a deri në mars 2017, që tani më shpallet faktor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. E njëjta akuzë që rëndon dhe shpall fajtor edhe ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela. Për avokatët tanimë loja shkon në Gjykatën e Lartë, por për SPAK historia mbyllet këtu.