“Fox News” pretendon se Departamenti i Shtetit është përballur me një sulm kibernetik dhe se njësia komanduese kibernetike e Pentagonit ka bërë një njoftim për një shkelje të mundshme.
Pretendohet se ndaj Departamentit amerikan të Shtetit është kryer një sulm kibernetik.
Media amerikane “Fox News” pretendon se Departamenti i Shtetit është përballur me një sulm kibernetik dhe se njësia komanduese kibernetike e Departamentit të Mbrojtjes (Pentagon) ka lëshuar një njoftim për shkelje të mundshme.
Në lajm ndër të tjera thuhet se sulmi është kryer dy javë më parë.
Ndërsa një zyrtar i Departamentit në një deklaratë për “Fox News” tha se aktualisht nuk mund të japin informacione lidhur me natyrën ose përmbajtjen e rastit të sigurisë kibernetike të pretenduar.