Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, sërish ka publikuar dokumente që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë.
Syla, përmes një postimi në Facebook, ka përmendur krimet në Suharekë, Suhodoll të Mitrovicës, Brusnik dhe Novolan të Vushtrrisë.
“Kufoma të ekskumuara, që ju ndryshohet vendi i varrimit dhe sipas gjasave, për çështje kohe, nuk kanë pas mundësi t’i transportojnë në Batajnicë apo vendvarrime të tjera. 18 kufoma në Suharekë, 25 në Suhodoll të Mitrovicës, 20 në Brusnik dhe 18 në Novolan të Vushtrrisë”, ka shkruar Syla.
Postimi i plotë i deputetit Syla:
Kufoma të ekskumuara, që ju ndryshohet vendi i varrimit dhe sipas gjasave, për çështje kohe, nuk kanë pas mundësi t’i transportojnë në Batajnicë apo vendvarrime të tjera. 18 kufoma në Suharekë, 25 në Suhodoll të Mitrovicës, 20 në Brusnik dhe 18 në Novolan të Vushtrrisë.
81 motra e vëllezër tonë, që pasi u ekzekutuan, u mohuan nga varrimi dinjitoz dhe u shëtitën nëpër vendvarrime të ndryshme.
Pse ndodhi kjo bartje? Pse të lëvizen mbetjet mortore nga një vend në tjetrin? Çfarë fshehë Serbia? Pse ishin kaq mizorë me të gjallët por edhe me të vdekurit tonë? Janë shumë “pse” – ja?
Për shkak të pamjeve të tmerrshme, jam i detyruar që të mos publikoj të gjitha faqet e dokumenteve. Sot, po ndaj me ju, disa nga dokumentet që në fakt janë “raporte të vëzhgimit tekniko-kriminalistik të vendit të ngjarjes”, të kryera nga organet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, pak para largimit të tyre nga Kosova”, ka shkruar Syla.