Dermatologët: Shumica e pacientëve janë fëmijë
Mbipopullimi i plazheve dhe pishinave ka rritur numrin e rasteve të personave që kanë kërkuar ndihmën e mjekut si pasojë e infeksioneve të lëkurës. Shumica e pacientëve janë fëmijë.
Mjeket apelojnë që të bëhet kujdes, pasi shpesh një infeksion lëkurë nuk manifestohet me shenja klinike që të na venë në alarm.
Por çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar përhapjen e këtyre infeksioneve?
Nga një infeksion i lëkurës i patrajtuar mund të na çojë në dëmtime të organeve të tjera, ndaj edhe mjekët apelojnë për kujdes të shtuar dhe kurim në kohen e duhur.