Nga Bajram Selmani
Më dhemb shpirti,
përvëlohem,
se si ndodhi lëndimi i madh,
që nuk e përmbledh veten dotë,
në këtë kohë çmendurie.
Kishim mësuar,
për krijimin me mundë të vlerave
morale, të edukatës, në punë e për punën,
e libri ishte vlera e parë,
rreth të cilit të gjithë lakmonim.
Tanimë asgjë nuk ka vlerë,
as mosha, as dija, as libri e as kënga,
e krijimet “ndërtohen”,
në saj të dijes, librit
për të mbijetuar, për të qenë në shpirt
i pasur, e jo për tu pasuruar si i pasur.
. . .
Sa ndryshoi kuptimi i jetës,
në këto kohë të trazuara
dikur arsimi e arsimimi,
konsiderohej fisnik, e sot
neveritemi, ndytemi: nënçmohemi!
Edhe një puntor i higjienës komunale,
ndihet i nderuar,
e kush dëshiron më të mirret me arsim,
që të jetë i dënuar me skamje, poshtrim,
anipse dashamirët e punëdhënësit,
inkurajojnë e më shumë dekurajojnë,
varësisht prej “hënës” së tyre.