Mjekët në Britani kanë kërkuar që dhimbja e fytit, dhimbja e kokës dhe rrjedhja nga hundët të përfshihen në listën zyrtare të simptomave të koronavirusit.
Një grup me 140 mjekë familje në Londër kanë kërkuar nga ekspertët e shëndetit që të shtojnë këto shenja. Ata thonë se shumë pacientë me formën e lehtë të sëmundjes as nuk e konsiderojnë se janë të infektuar dhe nuk vetë-izolohen.
Ata shtuan se duhet të inkurajojnë pacientët që të qëndrojnë të shtrirë në mënyrë që të bëjnë një test anti-Covid, i cili është i disponueshëm vetëm për personat që kanë simptomat e aprovuara nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS).
Zgjerimi i skemës për të përfshirë rrjedhjen e hundëve në simptomat e koronavirusit për periudhën e dimrit mund të shkaktojë presion të madh në sistemin e mbrojtjes dhe gjurmimin e rasteve në Britani, shkruan Mail Online.
Shkencëtarët më të mirë kanë bërë fushatë që lista zyrtare e shenjave të sëmundjes të zgjerohet, pasi paralajmëruan se nuk zbulohen shumë raste në fazat e hershme.