Policia në Khabarovsk të Rusisë ka arrestuar dhjetëra qytetarë, të cilët po protestonin kundër shkarkimit të një guvernatori rajonal.
Qyteti i Lindjes së Largët, që gjendet në kufi me Kinën, vazhdimisht ka mbajtur protesta që prej se guvernatori Sergei FUrgal u arrestua në korrik të këtij viti, nën akuzat për vrasjen dhe u dërgua në Moskë.
Furgal ka hedhur poshtë akuzat dhe mbështetësit e tij thonë se prapa akuzave qëndrojnë kundërshtarët e tij që kanë ndihmën edhe të Kremlinit. Mijëra protestues marshuan në rrugët e këtij qyteti dhe policia arrestoi rreth 30 persona të cilët nisën që të vendosin tenda në sheshin kryesor të Khabarovskit.
Më vonë policia arrestoi edhe dhjetëra protestues të tjerë të cilët, pavarësisht paralajmërimeve të policisë se nuk kanë leje që të demonstrojnë, protestuan në qendër të qytetit.