Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Parisit të shtunën dhe kanë protestuar kundër një projekt-ligji për sigurinë e policisë. Ata kundërshtojnë disa pika në ligj, siç është dënimi për fotografimin apo filmimin e policëve gjatë punës së tyre.
Sipas mediave vendase, protesta nisi e qetë por përleshjet filluan pasi disa nga protestues hodhën gurë dhe fishekzjarrë ndaj policisë.
Pas këtyre veprimeve, protestuesit vijuan dhe më shumë dhunë duke djegur kioskat dhe disa makina që ishin të parkuara në anë të rrugës.
Protesta përveç Parisit pati dhe në Bordeaux, Lille, Montpellier, Nantes dhe qytete të tjera. Protestat u nxitën dhe një video e publikuar në media, ku shihej se si policët dhunonin një qytetar me ngjyrë.
Lidhur më ketë incident, Presidenti Emmanuel Macron tha se është diçka e papranueshme dhe e turpshme.
Opozita në Francë ligjin e ri e quan një përpjekje për të minuar lirinë e shtypit dhe që ndalon publikimin e brutalitetit të policisë. Nga ana tjetër qeveria thotë se kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e oficerëve nga abuzimi në internet.