Një oficer i Krimit Ekonomik të Drejtorisë Vendore të Qarkut Korçë është dhunuar.
Burime të sigurta për Vizion Plus pranë kësaj drejtorie thanë se konflikti ka nisur në një lokal në qytetin e Korçës, teksa ka degraduar deri në dhunë fizike.
Policia ka shoqëruar dhunuesin dhe po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Po i njëjti burim bën me dije se konflikti ka ndodhur për motive banale.
Ndërkohë një tjetër rast dhune është regjistruar disa momente më parë, ku në spitalin rajonal të Korçës është paraqitur një 18 vjeçar i dhunuar.