Pronari i një lokali në Porto Palermo është arrestuar nga policia, pasi një ditë më parë u konflikua me disa turistë spanjollë.
“Ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, shtetasi M.K., për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetësia spanjolle K.R”, njofton policia.
Në pranga ra 51 vjeçari me inicialet M.K., banues në Sarandë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.