Diaspora në fokus, PS dhe PD “zhvendosin” betejën në Itali

Gara politike për zgjedhjet e 11 Majit ka hyrë në sprintin e fundit. Pas nisjes së fushatës, dy partitë më të mëdha të vendit, e kanë zhvendosur fokusin jashtë vendit.

Si Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të zhvillojnë takime në Itali.

Kryesocialisti Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Italisë në Milano në orën 15:00. Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha do të jetë me shqiptarët në Brescia në orën 16:00.

Kujtojmë se këtë vit votojnë edhe qytetarët shqiptarë që ndodhen jashtë Shqipërisë. 223 mijë emigrantë në diasporë janë regjistruar në total për zgjedhjet e 11 Majit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur gjatë këtyre ditëve futjen e fletëve të votimit në zarfe me qëllim dërgimin drejt qytetarëve shqiptarë.

Sipas KQZ-së, fletët e votimit pritet t’u mbërrijnë atyre nga data 15 deri më 22 Prill në Europë dhe nga data 15 deri më 25 Prill për kontinentet e tjera.

Leave a Reply