Tre persona janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur nga zjarret që shpërthyen në dy qytete në Kolorado. Mijëra banorë u evakuuan dhe gati 1 mijë shtëpi u shkatërruan, sipas raportimeve të autoriteteve.
Zyrtarët fillimisht thanë se nuk kishte raporte për viktima apo banorë të zhdukur pas zjarrit që shpërtheu më 30 Dhjetor në periferi në veri të zonës metropolitane të Denverit. Sherifi i qarkut Boulder, Joe Pelle tha se tre personat e zhdukur, të cilët ai nuk pranoi t’i identifikonte, jetonin të gjithë në shtëpitë që ishin djegur nga flakët.
Ndërtesat ku ata ndodheshin u shkatërruan plotësisht nga flakët, ndërsa më pas u mbuluan nga bora që ra pas këtij zjarri. Personat po kontrollohen edhe me qen. Presidenti i SHBA Joe Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare, duke përcaktuar edhe fondet federale për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e prekura.
Ky zjarr konsiderohet më shkatërrimtari në historinë e Kolorados. ndërsa ekspertët janë duke hetuar shkaqet që ndezë flakët.