Një zjarr i përmasave të mëdha ka djegur një fabrike të materialeve plastike në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Flakët përfshinë fabrikën rreth orës 15:00, në një orar pune, por fatmirësisht nuk ka viktima.
Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që, shtëllungat e tymit po përhapen në të gjithë Elbasanin, duke shkaktuar ndotje për qytetin.