Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka dënuar aktin e djegies së xhamisë në fshatin Vërboc.
Sipas kësaj komune, djegia e kësaj xhamie është bërë me qëllim.
“Dëmtimi më qëllim, i një objekti të kultit fetar ndër me të vjetrat në Drenicë në këtë kohë pandemie globale dhe afër muajit të shenjtë të Ramazanit, janë veprime dashakeqe e kriminale që dëmtojnë rëndë tolerancën fetare që ka Drenasi”.
“Ndaj ftojmë organet e rendit të sigurisë publike, të marrin masat e duhura për zbardhjen sa me të shpejtë të këtij rasti”.