Italia ktheu vitin e kaluar 1300 emigrantë në vendet e Ballkanit
Rreth 1,300 emigrantë u kthyen nga Italia vitin e kaluar drejt vendeve të Ballkanit nga ishin nisur. Ata mbërritën në kufirin verilindor të vendit përmes të ashtuquajturës rruga ballkanike.
Shumë prej tyre përfunduan të bllokuar në Bosnjë dhe po jetojnë tani në kampe ose në ndërtesa të braktisura, të ekspozuar ndaj temperaturave të acarta të dimrit.
Ligjvënësit e krahut të majtë në Itali dhe grupet e mbrojtjes së emigrantëve, si dhe të paktën një gjykatë italiane, thanë se kthimi i emigrantëve në grup pa ndonjë procedurë zyrtare identifikimi apo mundësi për të aplikuar për azil, shkel ligjet italiane, europiane dhe ndërkombëtare. Kthimet e vitit të kaluar u nxitën pjesërisht nga masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Sipas ligjit të BE-së, emigrantët duhet të identifikohen dhe të renditen si azilkërkues në vendin e parë europian ku mbërrijnë.