Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, sot tha se ka qytetarë të Maqedonisë që kanë shtetësi të dyfishtë dhe janë vaksinuar në Serbi.
Ai tha se sipas informacioneve që i ka, rreth 100 qytetarë nga Kumanova janë vaksinuar në Serbi.
“Definitivisht procedura për imunizim shkon ngadalë, vlerësoj se edhe mungesa e vaksinave është problem, edhe pse për këtë duhet autoritetet shëndetësore duhet të japin përgjigje. Në këtë moment, jo vetëm Maqedonia, por gjithë njerëzimi ka probleme”, tha Dimitrievski.
Ai shtoi se edhe qyteti që ai e udhëheq pret të ketë imunizim masiv, ndërsa çfarë do të ndodhë në pjesën e shkencës dhe mutacionit janë sfida në vete.