Xhudistja Distria Krasniqi ia ka sjell Kosovës një medalje nga Kampionati Botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Distria e ka nisur mirë Kampionatin Botëror duke arritur dy fitore të lehtë në raundet e para.
Pejania arriti t’i mposhtë Narantseseg Ganbaatar dhe spanjollen Julia Figueroa në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Xhudistja jonë pastaj u tregua e fortë edhe në çerekfinale duke e mposhtur argjentinasen Paula Pareto, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga japonezja, Funa Tonaki, kampione e botës 2017 dhe nën-kampione e botës 2018.
Megjithatë, Distria mbeti në lojë për medaljen e bronztë dhe atë ndeshje arriti ta fitojë për të na bërë krenar.
Distria gjatë luftës me Laura Martinezin
Xhudistja jonë e mposhti me Ippon, spanjollen Laura Martinez në kategorinë deri në 48 kilogramë duke ia sjell Kosovës medaljen e brozntë.
Kjo është medalja e parë e Krasniqit në kampionat botëror për seniore. /Telegrafi/