Numri 1 i botës u mund nga rivali spanjoll Busta në një ndeshje ku u shfaq nervoz
Novak Djokoviç e mbyll pa asnjë medalje në përballjet individuale në Tokio 2020.
Numri 1 i botës në tenis u mund në sfidën për medaljen e bronzit nga rivali spanjoll Pablo Carreno Busta, me rezultatin 6-4, 7-6, 6-3.
Kjo është një nga arritjet më të mëdha për spanjollin në karrierën e tij.
Tenisti serb u pa mjaft nervoz në këtë ndeshje dhe e humbi qetësinë, duke përplasur raketën dy herë në tokë.
Kampioni që ka fituar 21 Grand Slam synonte që të bëhej tenisti i parë në histori që fitonte të katër Grand Slam-et dhe medaljen e artë në Olimpiadë në të njëjtin vit, por u mund të premten nga gjermani Aleksandër Zverev.
Tenisti serb ka marrë vetëm një medalje të bronztë në vitin 2008.