Akuzohen për spiunazh
Një oficer i marinës ushtarake italiane u arrestua nga karabinierët në Romës, pasi akuzohet se po i jepte dokumente të klasifikuara një zyrtari të ushtrisë ruse, në këmbim të parave.
Sipas asaj që shkruan Agjencia Italiane e Lajmeve ANSA, të dy akuzohen për krime serioze që lidhen me spiunazhin dhe sigurinë e shtetit.
Megjithatë pozicioni i zyrtarit rus, i akredituar pranë ambasadës ruse në kryeqytetin italian, është ende në shqyrtim në lidhje me statusin e tij diplomatik.
Ata u arrestuan të dy gjatë mbrëmjes së të martës, me urdhër të prokurorisë së Romës.