“Masakra e Prekazit” (5-7 mars 1998) ishte një ngjarje po aq t ragjike sa edhe pikënisje e betejës sublime për pavarësi. Ky rrugëtim mbart dhimbje, lot të pafundmë, emocione të luhatura dhe çlirim shpirtëror. Këto emocione i ka kapur më së miri përmes lentës fotografike, fotoreporteri i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Wolfgang Eilmes, i cili ka publikuar disa fotografi të shkrepura gjatë luftës në Kosovë.
Në fotografitë e tij dokumentohen në mënyrë realiste ngjarjet e e rrëta gjatë luftës, vrasjet, kufomat civile, dhimbja e të mbijetuarve për viktimat, shtëpi të djegura, dhe një popull i d etyruar për t’u larguar nga trojet e tyre autoktone dhe për të gjetur strehë në Shqipëri dhe Maqedoni. Të gjitha këto momente, Wolfgang Eilmes i ka pasqyruar në objektivin e tij, sikurse edhe momentet pasi u shtarët e NATO-s dhe u shtarët gjermanë vendosën në Kosovë.