Arrihen në dokumente në lidhje me vendosja e armenëve sirianë në tokat e pushtuara të Azerbajxhanit në Karabakun Malor dhe përreth tij.
Në qytetin Zengilan të çliruar nga ana e forcave azerbajxhanase, në kërkimet e bëra në ndërtesën që përdorej nga shërbimi informativ armen, u gjet një listë me emra të nënshtetasve sirianë me origjinë armene si dhe fotokopjet e disa pasaportave.
Sipas hulumtimeve të bëra, rreth 60 armenë të Sirisë, emrat e të cilëve ishin në listë (gjithsej 19 familje), ishin vendosur me banim në rajonin e Zengilanit gjatë procesit të jashtëligjshëm të Armenisë për vendosjet në tokat nën pushtim.
Ushtria azerbajxhanase më 20 tetor çliroi qendrën e qytetit Zangilan, e cila ishte nën pushtim prej 23 vitesh.