Me kërkesë të vazhdueshme të shqiptarëve gjithandej trojeve etnike, Korporata për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg.com”, u detyrua që ta ribotojë kompletin e librave me tituj:
1. “Kujt i duhet një prijës si Sulejman Rexhepi”, vëllimi i parë, i cili i përfshinë 61 njësi të publikuar gjatë vitit 2015.
2. “Mulla Sula i BFI-së dhe BFI-ja e Mulla Sulës”, vëllimi i dytë me 60 njësi të publikuara gjatë vitit 2016.
3. “Uzurpatori në rolin e viktimës”, vëllimi i tretë, me 83 njësi të publikuara gjatë vitit 2017.
4. “Sulejman Rexhepi “reis” politik i shërbimeve sekrete”, vëllimi i katërt, me 148 njësi të publikuara kryesisht gjatë vitit 2018, dhe
5. “Sulejman Rexhepi ky shkelës i normave islame”, vëllimi i pestë, me 149 njësi të pulikuar gjatë vitit 2019.
Ndonëse me një kualitet “më të dobët” por me një dizajn që i përmbushë standardet e botimeve bashkëkohore evropiane, kompleti sërish doli me tirazh prej 500 ekzemplarëve. Fatkeqësisht, sipas drejtorit të Korporatës, z. Edmond Shore, kompleti edhe më tej ngelë i padepërtueshëm në shtetin (Maqedonia e Veriut) prej nga rrjedh personazhi i vetëm i këtij kompleti, Sulejman Rexhepi. Absolutisht, pjesa më e madhe e tirazhit është distribuar dhe është shitur në diasporë, në shumë shtete perëndimore, madje deri në disa shtete amerikane.
Nuk i ka ndodhur ndonjë botimi në gjuhën shqipe që në afat rekord të përjetojë ribotimin e vet, për më tepër bëhet fjalë për një komplet goxha të kushtueshëm. Megjithatë, trysnia e masës ishte aq e madhe sa, Kompania mendon që do të vazhdojë ta përjetojë po ate trysni që sërisht të vazhdojë me ribotimin e tretë, të katër, të pestë, të kompletit të titujve në fjalë.
Në bazë të anketave të kryer nëpër libraritë e vendit ku është shpërndarë komlpeti për shitje, por, edhe sipas fjalëve të drejtorit, z. Shore, kërkesë për blerjen e kompetit kryesisht kanë qenë nga bashkëatdhetarët tanë nga Maqedonia e Veriut, madje ka pasur edhe goxha emra të personaliteteve të njohur nga ky shtet që kanë porositur libërshitësit që t’ua sigurojnë ndonjë komplet të cilin do ta kishin paguar edhe me ekstra çmim!
Shi për këtë, me qëllim që mos të bëhet nddonjë matrapazllëk me “sigurimin” dhe shitjen e këtiij kompeti, Kompania sërish i ribotoi pesë titujt e kompletit, të cilët, madje mund të shiten edhe veç e veç!
Ndryshe, kompleti përbëhet prej pesë titujve të cilët paraqesin shkrimet e pesë viteve, që kur nisi beteja e sheshtë për ta demontuar njërin nga personat më kontravers të personaliteteve shqiptare, Sulejman Rexhepi, aktualisht kreu i dhunshëm i Bashkësisë Fetare islame në RMV, i cili, përmes mënyrave dhe formave të ndryshme, po përpiqej të futet në faqet e historisë, ndonëse në bazë të këtyre shkrimeve që i zbardhin veprimet e tij, ai e ka vendin vetëm në ato faqet e zeza të historisë kombëtare. Gjithësej janë mbi 550 shkrime, artikuj, ese, reagime, analiza, komente, inervista, që i dedikohen lakuriqësimit të këtij personi shumë të rrezikshëm për qenien kombëtare e fetare, e të botuara nëpër gazeta, revista dhe nëpër protale të ndryshme kombëtare dhe të huaja. Kaq shumë “dedikime” vështirë se ka përjetuar deri më sot ndonjë figurë shqiptre!
“Këto ditë lexova një intervistë të një botuesi patriot në Amerikë, të cilit “dikush” ia kishte ofruar 500 mij dollarë vetëm të hiqte dorë nga përkthimi dhe botimi i kompletit KOSOVA të Jusuf Buxhovit! Fatkeqësisht, një kërkesë e tillë, me po këtë çmim, më është ofruar edhe mua, vetëm që të heq dorë nga ribotimi i kompletit dhe nga botimi i saj në formë elektronike! Vetë kjo këmbëngulje idiotike si dhe pengimi me çdo kusht i distribuimit të këtij Kompleti në RMV, më ka shtuar besimin se jam në rrugën e mbarë me këtë veprim të Kompanisë sime dhe, kjo ma shton vullnetin që, deri sa të ketë kërkesa për ribotim të këtij kompleti, nuk do të ndalem! Për më tepër, këto ditë, pas distribumit të botimit të dytë, do ta publikojmë edhe elektronikisht, ashtu siç do ta publikojmë sot, në formë elektronike, në portalin tonë, librin “Munafiku gebelsian i Sulejman Rexhepit”, libër ky që u mirëprit jashtëzakonisht fort nga lexuesit shqiptar e që ka të bëjë lidhur me përpjekjet e kalemxhiut të Sulejman Rexhepit për ta paraqitur kollumnist e intelektual, ndonëse këmbë e kokë është portret i një diletanti e sharllatani të mjerë”, thotë drejtori i Korporatës për Produksion, informim dhe botim “1kliklarg.com”, z. Shore.