Revista prestigjioze “Time” ka shpallur Donald Trump si “Personin e Vitit 2024”, duke e vlerësuar rikthimin e tij politik si të jashtëzakonshëm në historinë amerikane. Në artikullin e saj, redaksia thekson se zgjedhja këtë vit ishte e thjeshtë, duke pasur parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm që Trump ka pasur mbi politikën dhe lajmet globale gjatë vitit 2024.
Revista shkruan: “Rikthimi i tij politik është i jashtëzakonshëm në historinë amerikane. Nëse ajo që pritet në të ardhmen është afër asaj që ai premton, do të ndryshojë kombin dhe botën. Ai ka bërë një rikthim historik, ka riformësuar presidencën amerikane dhe po ndryshon politikën amerikane.”
Kjo është hera e dytë që Trump shpallet Personi i Vitit nga revista “Time”. Hera e parë ishte në vitin 2016, kur ai fitoi për herë të parë zgjedhjet presidenciale, duke mundur Hillary Clinton. Këtë herë, ai u zgjodh mbi rivalen e tij Kamala Harris dhe mbështetësin e saj kryesor, Elon Musk, i cili më parë kishte marrë këtë titull në vitin 2021.
Sam Jacobs, kryeredaktori i “Time”, shpjegoi se Trump është personi që, për mirë apo për keq, ka pasur ndikimin më të madh në lajmet e vitit 2024. Ai pason këngëtaren Taylor Swift, e cila u shpall “Personi i Vitit” në 2023, një figurë që shpesh ka qenë në kundërshtim me Trump, pasi ajo ka deklaruar publikisht se nuk do ta votojë atë.
Në prag të inaugurimit të tij si president, që do të mbahet më 20 janar, zgjedhja e Trump-it për këtë titull shënon një tjetër pikë kulmore në rikthimin e tij politik.
Shpallja e Trump-it si “Personi i Vitit 2024” përforcon edhe një herë ndikimin e tij të madh politik dhe përpjekjet e tij për të riformësuar politikën amerikane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.