Bjellorusia ka njoftuar se ka dërguar avionë, forca të mbrojtjes ajrore dhe armatime në kufirin e saj me Ukrainën, disa ditë pasi presidenti Alexandër Lukashenko tha se kishte dislokuar gati një të tretën e forcave të armatosura të vendit të tij në rajon.
“Grupi është rritur ndjeshëm dhe aktualisht është në shërbim në kufirin jugor të vendit tonë,” i tha rrjetit shtetëror CTV komandanti i forcave ajrore dhe mbrojtjes ajrore të Bjellorusisë, Andrei Likyanovich.
Forcat ajrore dhe forcat e mbrojtjes kundërajrore u vendosën në kufi, vuri në dukje Likyanovich, sipas faqes së internetit të CTV.
Pas inkursionit të papritur të forcave ukrainase në territorin rus, Lukashenko, një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, akuzoi Kievin për politika agresive dhe për dërgimin e më shumë se 120,000 trupave të tij në kufirin me Bjellorusinë, ndërsa njoftoi se Minsk kishte vendosur pothuajse një të tretën e forcave të saj të armatosura përtej kufirit me Ukrainën.
Likyanovich tha për CTV se Bjellorusia po pret gjithashtu më shumë dërgesa të avionëve ushtarakë nga Moska këtë vit dhe se Minsku po i përqendron përpjekjet e tij në forcimin e sistemeve të tij kundër mjeteve ajrore pa pilot (dronë).
“Fakti që dronët janë plagë e shekullit të 21-të është e qartë,” vuri në dukje Likyanovich.