Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar shtyrjes e paradës madhore ushtarake të Ditës së Fitores më 9 maj, prej pandemisë së koronavirusit, raportonin mediat vendase.
“Tashmë kemi këtë zgjedhje të vështirë, sepse data e 9 majit është e shenjtë për ne, por dhe jeta e çdo personi është e shenjtë. Na duhet të zvogëlojmë kërcënimin e epidemisë me të cilën përballemi por padyshim që do të mbajmë eventet e planifikuara për 9 majin. Do t’i bëjmë ato solemnisht”, tha Putin dje në takimin e këshillit rus të sigurisë.
Një ditë më parë shoqata e veteranëve rusë i dërgoi një kërkesë presidentit për shtyrjen e paradës për arsye të epidemisë. Ata propozuan si data të reja 24 qershorin ose 3 shtatorin.
9 maji 2020 duhet të ishte përkujtimi i 75-vjetorit të fitores mbi nazizmin në Evropë dhe ishte planifikuar të mbahej në Moskë. Presidenti francez Emanuel Macron kishte premtuar të merrte pjesë ndërsa ai amerikan Donald Trump nuk kishte vendosur ende.