Kryetari i PD-së Lulzim Basha kërkon ndjekjen penale të Prokurores së Përkoshme Arta Marku dhe Drejtuesen e Prokuroroisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela duke i akuzuar se duan të mbyllin dosjen 184.
“Guximi që kanë marrë për të përpjekur për të mbyllur një çështje që e ka marrë vesh gjithë Europa tregon se dëshpërimi i Edi Ramës është i tillë sa ka vendosur të shtyjë këto masha të pushtetit të tij si Arta Marku dhe Donika Prela drejt vetëflijimit. Me veprimin që kanë ndërmarrë sot të dy janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji. Kanë shpërdoruar detyrën duke mbuluar një vepër të rëndë kriminale. Prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre”
Deklarata e Bashes u be gjate nje prononcimi per median pas takimit me ambasadorin gjerman