Rregullat e reja të udhëtimit hyjnë në fuqi më 1 Shkurt
Rregullat e reja të udhëtimit brenda Bashkimit Europian që hyjnë në fuqi nga 1 shkurti do ta bëjnë më të vështirë udhëtimin brenda bllokut nëse doza përforcuese e vaksinës kundër Covid-19 është administruar më shumë se nëntë muaj më parë ose nëse udhëtari nuk ka kryer ende vaksinën përforcuese.
Nga 1 shkurti, statusi i vlefshëm i vaksinimit të një udhëtari me një certifikatë dixhitale vaksinimit do të varet nga afati i vaksinës së parë, i cili nuk duhet të ketë përfunduar brenda nëntë muajve të fundit.
Statusi i vaksinimit të një personi me certifikatë dixhitale vaksinimi për Covid-19 konsiderohet i vlefshëm nëse ai e ka kryer vaksinën përforcuese. Një person i cili nuk e ka kryer vaksinën përforcuese do t’i nënshtrohet të njëjtave masa kufizuese si udhëtarët e pavaksinuar kur kalojnë kufirin e BE-së.
Certifikata dixhitale e vaksinimit tregon nëse personi është i vaksinuar, testuar së fundmi ose shëruar nga Covid-19.
Rregullat e reja synojnë të ruajnë koherencën në standardet e vaksinimit të BE-së për udhëtimet brenda bllokut. Asnjë kufizim i mëtejshëm lidhur me udhëtimet nuk do të zbatohet për personat që zotërojnë statusin e përditësuar të vaksinimit.
Rekomandimet, të cilat nuk janë të detyrueshme, nënkuptojnë se një certifikatë dixhitale për COVID do të ishte e mjaftueshme për të udhëtuar rreth bllokut, megjithëse vendet mund të vendosin masa shtesë në rrethana të jashtëzakonshme.
Shumë vende të BE-së, përfshirë Francën, Belgjikën dhe Irlandën, nuk vendosin kufizime për udhëtarët e vaksinuar që vijnë nga BE-ja, megjithëse anëtarët e tjerët, përfshirë Italinë, e bëjnë këtë.
Rekomandimet e reja hyjnë në fuqi më 1 shkurt.