Dramë për optimistët, pesimistët, idealistët…

(Shkëlzen Halimi, STACIONI (dramë), botoi Sh.b. “Konica”, Shkup, 2021)

Shkëlzen Halimi është një nga shkrimtarët më të veçantë të letërsisë shqiptare që krijohet në Maqedoninë e Veriut. Tashmë i dëshmuar në poezi, prozë e publicistikë, ai ndër vite ka treguar se është edhe një dramaturg i shkëlqyeshëm, veprat e të cilit me sukses janë në inskenuar në Shkup, Tetovë, Prizren, Kumanovë e gjetiu. Vepra më e re e tij, “Stacioni”, është në kornizat e stilit të tij të njohur: ironizomi i qasjes së gabuar ndaj politikës, historisë, kulturës dhe shumë gabimeve tjera, të cilat i bën shoqëria shqiptare në përgjithësi. Pra, “Stacioni” është dramë për shoqërinë shqiptare, në të cilën marrin pjesë optimistët, pesimistët, por edhe ata që vuajnë për të kaluarën. Është dramë mbi zhgënjimin, mashtrimin, dramë për idealistët, të cilët, edhe pse jetojnë në një realitet tjetër, akoma mendojnë se idealet e tyre janë shpëtimi i popullit. Dramë, në të cilën duket se me mjeshtëri është kombinuar fryma kafkaine dhe beketiane, sepse bëhet fjalë për një pritje të trenit, i cili në momentin kur ata duhet të jenë të gatshëm të hipin në të, atyre u ik… Padyshim se drama si gjini letrare paksa më e vështirë gjithsesi duhet përkrahur më shumë, sepse letërsia jonë, përkatësisht dramaturgjia, ka shumë zbrazëtirë pikërisht për shkak të mungesës së dramës origjinale…(F.N.)

 

Leave a Reply