Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gaza

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje të hënën që të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e sulmoi një dhe e bastisi një tjetër rishtazi.

“Spitalet në Gazë janë bërë përsëri fushëbetejë, ndërsa sistemi shëndetësor është në rrezik shumë të madh”, tha Tedros në një postim në X.

“Ne e përsërisim: Ndalni sulmet ndaj spitaleve. Njerëzit në Gazë kanë nevojë për qasje në kujdes mjekësor. Humanitarët kanë nevojë për qasje për të ofruar ndihmë mjekësore. Armëpushim!” shtoi ai.

“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të garantojë që nevojat dhe të drejtat shëndetësore të këtyre njerëzve të respektohen”, tha Tedros.

Leave a Reply