Drejtori i Zgjerimit në BE Christian Danielsson, 62 vjeç nga Suedia mbërrin sonte në Tiranë dhe nesër do mbajë një takim me kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Mësohet se pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësuesit e opozitës do të ketë edhe një konferencë shtypi. Danielsson vjen në Shqipëri lidhur me situatën aktuale politike, për gjetjen e një rrugëdalje nga kriza politike.
Pyetja që shtrohet është; A do mundet Danielsson të ulë bashkë Ramën me Bashën? Kujtojmë se kryeministri e ka bërë hapin e tij duke e ftuar Bashën në dialog, duke ndjekur kështu edhe thirrjet e ndërkombëtarëve, të cilët kanë në dorë këtë qershor të vendosin nëse do çelen negociatat, që për fat të keq me këto skena, siç tha edhe zëdhënësi i partisë së Merkel Florian Hahn, para dy javësh, kur opozita dogji mandatet, mundësia për në BE nga rozë u kthye në të zezë, por ndoshta jemi ende në kohë për reflektim.