Po shihet nëse vaksina është efikase për mutacionin e ri
Shumë shpejt pandemia do të marrë fund dhe do rikthehet normaliteti. Është kjo deklarata e presidentit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, në një intervistë për televizionin grek ERT.
Sipas drejtuesit të Pfizer normaliteti do të rikthehet së shpejt, por deri atëherë qytetarët duhet të vazhdojnë të përdorin maskat dhe të ndjekin udhëzimet antiCovid.
I pyetur nga gazetarët grekë për mutacionin e ri të virusit Covid-19, Bourla tha se do të duhet pak kohë për të kuptuar se sa i rrezikshëm është.
“Afërsisht pas dy javëve ne presim që të kemi më shumë informacion. Pasi të përfundojnë edhe faza e eksperimenteve që po kryejmë aktualisht për të parë nëse vaksina është e njëjtë, më pak ose më efektive kundër këtij varianti të ri”, tha ai.
Deri tani ekspertët janë shprehur optimistë se vaksina antiCovid do të jetë efikase edhe ndaj mutacionit të ri të Sars-Cov-2.