Dronët detarë ukrainas Sea Baby janë pajisur me sisteme Grad. Droni i përmirësuar tashmë është testuar, duke vrarë rusët në Kinburn Spit.
“Sea Baby nuk është thjesht një dron, por një platformë shumëfunksionale që po përmirësohet vazhdimisht. Sot, ne mund të konfirmojmë se ata janë të pajisur me një sistem rakete me shumë lëshime dhe kjo zgjidhje teknologjike tashmë po tregon rezultate të fuqishme. Pra, armikun e presin surpriza të reja Ne po punojmë me efikasitet si kurrë më parë”, u tha nga inteligjenca ushtarake ukrainase, transmeton Telegrafi.
Dronët detare Sea Baby janë përdorur me plot efikasitet kundër pozicioneve ruse në Kinburn Spit, duke i goditur fuqishëm nga deti.
Madje ukrainasit kanë shpërndarë fotografitë e dronit detarë Sea Baby, duke u testuar si dhe prodhimin serik të tij.
Ukrainasit me dronë detarë tashmë janë arritur të shkatërrojnë shumë luftanije ruse – duke i mbushur me eksploziv dhe duke i përdorur si dronë kamikaz.