Ankaraja do të vëzhgojë çdo lëvizje në thellësi të këtyre ujrave
Turqia do të zbulojë aktivitetin e shteteve të huaja në ujërat e Detit Egje dhe Mesdheut Lindor përmes të ashtuquajturave sistemeve Sonobuoy .
Gazeta pro-qeveritare Hurriyet i quan këto sisteme veshin e marinës turke .
Lëvizjet e nëndetëseve greke, veçanërisht në Egje dhe Mesdheun Lindor, do të monitorohet me mikrofona që tingëllojnë si “stetoskopë” në det, thekson gazeta, duke iu referuar pranisë së nëndetëseve greke që duket se shqetëson Ankaranë.
Po cfarë është një Sonobuoys? Ato janë pajisje të vogla zakonisht me diametër 13 cm dhe 91 cm që zbresin në thellësinë e përcaktuar pasi hidhen kryesisht nga avioni me të cilën janë lidhur dhe mbledhin informacion akustik veçanërisht për nëndetëset.
Deri para pak kohësh, sistemi hidhej në det nga mjetet lundruese të Komandës së Forcave Detare Turke, ndërsa tani kjo do të bëhet me avionë turq pa pilot.