Mike Tyson dhe Roy Jones Jr. sonte do të rikthehen në ring, për t’i shfaqur edhe një herë cilësitë e tyre para fansave ehe pse tani janë në moshë më të shtyrë.
Iron Mike është aktualisht 54-vjeçar, derisa Jones ka mbushur 51 vite dhe do të jetë një duel mjaftë interesant dhe i shumëpritur.
Tashmë disa nga rregullat janë bërë publike, por ajo çfarë befason më së shumti është se nuk do të ketë nokaute dhe një çarje e vogël mes tyre, do të ndërpritet meçi,
Dueli që zhvillohet për bamirësi, do të zgjasë deri në tetë raunde me nga dy minuta dhe fitues nuk do të ketë, pasi ky meç është më shumë për dëfrim të fansave.
Tyson dhe Jones nuk do të mbajnë mbrojtëse për kokën, por do të mbajnë dorëza më të mëdha se ato që përdoren zakonisht në boksin elitar.
Kujtojmë se takimi pritet zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së dielës (05:00) sipas kohës tonë lokale, derisa mbrëmja maratonike e boksit fillon nga ora 01:00.
Ngjarja zhvillohet në Parkun Sportiv Shëndetësor Dignity në Carson, California. Stadiumi është shtëpia e klubit të MLS, Los Angeles Galaxy.